30 sekondat e Dua Lipës në filmin “Barbie”/ Ja ku shfaqet…

dua lipa

Emri i Dua Lipës si pjesë e kastit të “Barbie” bëri bujë pak muaj më parë. Këngëtarja u shfaq si sirenë në filmin që ka pushtuar kinematë botërore, por e gjithë skena e saj ishte vetëm 30 sekonda nga filmi 114-minutësh.

Ylli i muzikës pop thotë vetëm 16 fjalë në të gjithë filmin, dy prej të cilave janë titulli i filmit.

Ajo ka gjithsej pesë skena, me momentin më të spikatur kur i ofron një birrë John Cenas.

Megjithatë, Dua doli më mirë se Rob Brydon i cili shfaqet si një kukull Ken për gjashtë sekonda dhe ish-ylli i “Love Island”, Chris Taylor, gjithashtu shfaqet si një kukull Ken për vetëm dy sekonda.

Në përpjekjen e saj në aktrim, artistja theksoi në podcast-in e saj vitin e kaluar: “Për mua është akoma si hapat e bebeve”.

“Unë mendoj se frika ime më e madhe do të ishte të merrja një rol vërtet të madh dhe të them si dreqin ta bëj”, tha ndër tjera Lipa.

ObserverKult

Kliko edhe:

DUA LIPA FLET PËR FËMIJËRINË: KAM QENË ‘FËMIJA I VOGËL’ GJITHË JETËN TIME…

Në Festivalin Hay në Uells, Dua Lipa u ngjit në skenë dhe përveç muzikës, foli edhe për jetën e saj.

Ajo foli për fëmijërinë e saj, përvojat e saj të rritjes në Angli dhe Kosovë, dhe se si e motivuan atë të ndjekë ëndrrën e saj dhe të bëhet një yll i popit.

Duke iu referuar kohës kur lëvizte mes Kosovës dhe Londrës këngëtarja është shprehur: “Kur isha shumë e vogël, ëndërroja të bëhesha një yll i popit, por kurrë nuk kam besuar se ishte diçka që mund të ndodhte në të vërtetë, unë kam qenë ‘fëmija i vogël’ gjithë jetën time.

Që herët kuptova natyrën e dyfishtë të trashëgimisë sime. Njerëzit gjithmonë më pyesin se nga vjen emri im.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult